Angel Di Maria ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG-në. Sulmuesi i djathtë dëshiron të qëndrojë te kampionët e Francës, teksa ka edhe një ëndërr të madhe, që quhet Leo Messi.
Me yllin e Barcelonës ka provuar të luajë tek Argjentina, por jo në një skuadër. Di Maria flet hapur në prononcimin e dhënë për TycSports, duke shpresuar që dëshira e tij e madhe të plotësohet.
“Gjithmonë kam ëndërruar të luajë në të njëjtin ekip me Leo Messin. Në kombëtare kemi luajtur pak bashkë, do të më pëlqente të stërvitesha çdo ditë me të.
Ka qenë një moment kur isha afër transferimit te Barcelona, por nuk ia dola. Duket sikur kam një tjetër mundësi tani, kontrata ime përfundon në verë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Gjithsesi, dëshira ime është të rinovoj me PSG, dua të vazhdoj të qëndroj këtu. Kam pasur fatin të luaj me Cristiano Ronaldon, Neymar dhe Mbappe. Nëse luaj edhe me Messin, atëherë do të tërhiqesha qetësisht nga futbolli“, deklaron Di Maria. /abcnews.al