Deri më tani, asnjë zgjidhje për artistët e Cirkut

schedule15:42 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 15:42 - 2 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nikaj

Artistët e Cirkut Kombëtar, ndihen të braktisur nga Ministria e Kulturës. Kushtet ku ata ushtrohen që prej mbylljes së çadrës janë skandaloze.

Megjithëse kanë kërkuar në ministri disa herë se çfarë do të bëhet me ta, përgjigje thonë se nuk kanë marrë .

“Nuk kemi përgjigje. Jemi në pritje, por nuk po shohim asnjë rezultat.”

Ministrja e Kulturës Elva Margarit, me 25 tetor deklaroi se do ketë një zgjidhje për tualetet dhe dhomat e zhveshjes. Por kjo nuk ka ndodhur ende.

Margariti premtoi se brenda muajit nëntor do ketë një zgjidhje përfundimtare edhe për truallin në bashkëpunim me Bashkinë

Artistët kërkojnë edhe një hapësirë, për zhvillimin e jetës artistike. Çadra e Cirkut Kombëtar u mbyll nga përmbarimi me 20 tetor. /abcnews.al