Dërguan 3 mina me telekomandë nga Tirana në Vlorë, Gjykata vendos masën për dy të rinjtë

schedule12:24 - 12 Shkurt, 2023

schedule 12:24 - 12 Shkurt, 2023

Pranë gjykatës së shkallës së parë në Vlorë ditën e sotme edhe dy shtetasit nga Puka, Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku. Të dy këta shtetas u arrestuan ditën e mërkurë pasi sollën nga Tirana në drejtim të Vlorës tre mina me telekomand në kuadër të operacionit Knout.

Gjyqtarja Lirza Sinollari ka vendosur për të dy këta persona masën e sigurisë ‘arrest me burg’ teksa i shpallur në kërkim edhe një tjetër person i cilësuar si porositësi.

Hetimet vijojnë edhe për palët të cilat i dërguan minat nga Tirana në drejtim të Vlorës me dy të rinjtë. Të dy këta persona u arrestuan në një lokal pranë zonës së gjyqit të vjetër në Vlorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!