Dërgonte mesazhe teksa ishte në timon, belgu dënohet me një vit burg dhe 4400 euro gjobë

schedule12:01 - 23 Tetor, 2023

schedule 12:01 - 23 Tetor, 2023

Një shofer belg, i cili dërgonte mesazhe ndërsa ishte në timon, është dënuar me një vit burg.

Përdorimi i pajisjeve celulare inteligjente gjatë drejtimit të automjetit është kthyer në një plagë moderne në rrugët evropiane, ku autoritetet policore përdorin çdo mjet për të kufizuar fenomenin dhe në të njëjtën kohë numrin e aksidenteve rrugore për shkak të tij.

Në një kontroll të autoriteteve policore të qytetit të Aalst, belgu u gjet duke përdorur celularin në makinë, por pas kryqëzimit të nevojshëm të të dhënave të tij, rezultoi se kjo nuk ishte hera e parë që ky person kishte kryer këtë vepër, por të dhjetën.

Në fakt, kundërvajtjet e mëparshme i kishin hequr lejen e drejtimit, ndaj prania e belgut në sediljen e shoferit ishte jo vetëm e rrezikshme, por edhe e paligjshme.

Ky fakt detyroi autoritetet policore të arrestonin drejtuesin e mjetit dhe ta çonin para gjykatës, e cila i vendosi një dënim shterues, në përpjesëtim me pakujdesinë dhe fiksimin e tij për të kombinuar mesazhet me makinën.

Belgu u dënua me një vit burg dhe 4400 euro gjobë, ndërsa i ishte ndaluar të drejtojë çdo automjet për një vit e 15 ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!