Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy persona dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprën penale “ddihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kundrejt fitimit.
Ndër të tjera uniformat blu bëjnë me dije se një nga të arrestuarit 51 vjeçari B.M. ishte shpallur në kërkim për ndihmën e dhënë ndaj shtetasve të huaj.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe 4 shtetas, konkretisht: L. Sh., 48 vjeç, E. Sh., 53 vjeç, N. Sh., 49 vjeç dhe Sh. Sh., 47 vjeç, banues Çajë, Kukës, pasi kanë kaluar kufirin e gjelbër Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi i plotë
Arrestohet 1 shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kundrejt fitimit.
Kapet dhe ndalohet edhe 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kundrejt fitimit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës, në zbatim të detyrave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e dhënies ndihmë për kalim të ligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bazuar në informacionet e marra, bënë arrestimin e shtetasit B. L., 50 vjeç, banues në Kukës, pasi më datë 25.05.2020, kundrejt pagesës, po transportonte disa shtetas sirianë, nga Tirana për në Kukës, me destinacion Kosovën. Shtetasi B. L., gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Nga shërbimet e Policisë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. M., 51 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Kukës, për veprën penale ”Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në datën 25.05.2020, me qëllim përfitimi, kishte transportuar disa shtetas sirianë, nga Tirana për në Kukës, me destinacion Kosovën.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe 4 shtetas, konkretisht: L. Sh., 48 vjeç, E. Sh., 53 vjeç, N. Sh., 49 vjeç dhe Sh. Sh., 47 vjeç, banues Çajë, Kukës, pasi kanë kaluar kufirin e gjelbër Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të paligjshme.
Materialet për veprimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”./abcnews.al