Dërgojnë ambulancën e gabuar në shtëpinë e të infektuarit të parë, përfundon në karantinë i gjithë ekuipazhi në Itali

schedule19:06 - 24 Shkurt, 2020

schedule 19:06 - 24 Shkurt, 2020

Italia ndodhet në një situatë emergjente për shkak të koronavirusit që ka shkaktuar deri më tani 6 viktima dhe janë infektuar qindra të tjerë.

Shumë qytete janë paralizuar, ndërkohë që sipas raportimeve në media nuk përjashtohet edhe një keqmenaxhim të situatës.

40-vjeçari nga Torino i testuar pozitivisht për koronavirus kishte telefonuar në 118 (urgjenca) se kishte qenë në kontakt me të infektuarin e Codogno.  Ata i dërgojnë atij ambulancën e gabuar dhe kjo ka çuar të gjithë ekuipazhin në karantinë.

Mediat italiane kanë publikuar historinë në fjalë. Të premten në mbrëmje një burrë ka telefonuar në numrin e urgjencës 118 dhe është shprehur: “Unë punoj në Lombardi dhe jam një koleg i personit që kontraktoi koronavirusin, nuk ndjehem mirë, kam ethe dhe kam frikë se mos jam i sëmurë”.

Telefonata u regjistrua dhe menjëherë u dërgua një ambulancë. Ata mbërrijnë në shtëpinë e burrit që sot e dimë se është i pari i infektuar në Piedemonte, por në atë moment ata nuk e dinin që po përballeshin me një rast të koronavirusit, askush nuk i ka paralajmëruar.

Anëtarët e ekuipazhit bënë menjëherë kontrollin e gjendjes së pacientit. Ndërkohë, tashmë ata ndodhen në karantinë, të izoluar sepse kanë rënë në kontakt me një pacient të sëmurë.

Ndërkohë që rasti është duke u hetuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!