Dërgoi kombëtaren e Francës në majën e Europës, shuhet trajneri i njohur

schedule21:34 - 26 Mars, 2020

schedule 21:34 - 26 Mars, 2020

Ka mbyllur sytë përgjithmonë personi që i dhuroi trofeun e parë ndërkombëtares Fracnës. Michel Hidalgo ishte trajner i “gjelave” për 8 vite radhazi (1976-1984). Në vitin e fundit fitoi Europianin me një skuadër që kishte në përbërje emra si Michel Platini, Jean Tigana, Luis Fernandez dhe Alain Giresse.

Pas suksesit të madh ia la detyrën ndihmësit të tij dhe qëndroi për dy vite si drejtor teknik i kombëtares. Sot është larguar nga kjo botë në moshën 87-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje me të cilën luftonte prej kohësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!