Dërgimi i trupave në Ukrainë, kryeministri francez: Nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi

schedule09:59 - 27 Shkurt, 2024

schedule 09:59 - 27 Shkurt, 2024

Kryeministri francez Gabriel Attal tha se nuk mund të përjashtohet asgjë nga një luftë që po ndodh në zemër të Europës, duke përfshirë vendosjen e forcave tokësore, diçka që e përmendi edhe presidenti francez Emmanuel Macron të hënën.

“Aktualisht nuk ka konsensus për dërgimin e forcave tokësore. Por asgjë nuk duhet të përjashtohet. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që Rusia të mos mund ta fitojë këtë luftë”, shpjegoi Macron pas përfundimit të një konference ndërkombëtare në mbështetje të Ukrainës të mbajtur në Paris.

Nga ana tjetër, Attal tha se dy vjet më pare shumë vende përjashtuan mundësinë e dërgimit të armëve”në Ukrainë.

“Sot ne do të dërgojmë raketa me rreze të gjatë veprimi për të mbështetur ukrainasit përballë këtij agresioni,” shtoi ai.

“Pra, ajo që na kujtoi presidenti i Republikës është se nuk mund të përjashtojmë asgjë në një luftë që po ndodh në zemër të Europës dhe në derën e BE-së”, përfundoi Atal, duke vlerësuar se Macron ishte shumë i qartë në lidhje më këtë çështje.

Kryeministri francez përsëriti se Parisi nuk mund të mendojë se “Rusia mund ta fitojë këtë luftë”, se presidenti i saj Vladimir Putin mund “të thotë se ai mori kontrollin e një vendi tjetër të lirë dhe demokratik me forcë”.

Duke kujtuar se Suedia dhe Finlanda, dy vende historikisht neutrale, vendosën të anëtarësohen në NATO, Attal shtoi: “Unë nuk dua që brezi im dhe brezat që do të vijnë të rriten në një botë më kërcënime.

/abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!