Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për dërgimin e një tjetër grupi prej 60 infermierësh drejt Italisë për të përballur Covid-19.
“Ndërsa Aleatët e NATO-s bashkohen për të luftuar COVID19, falënderime të veçanta për Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali.”-shkruan Kim në postimin e saj në Twitter.
Pak minuta më parë 60 infermierët mbërritën në Itali, ndërsa u pritën nga ministri i Jashtëm Luigi Di Maio.
Lexo edhe: Di Maio pret në aeroport 60 infermierët shqiptarë që u nisën për në Itali
/abcnews.al