Derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në mjedis, gjobitet pronari i punishtes në Shijak

schedule16:36 - 3 Qershor, 2020

schedule 16:36 - 3 Qershor, 2020

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, policia e Shijakut në bashkëpunim me IKMT-në ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur një 33 vjeçar, pronar i një punishtje në Shijak.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi D.M. është gjobitur me 20 milionë lekë gjobë pasi derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në ambient të hapur.

Ndër të tjera mësohet se gjatë operacionit ato kanë konstatuar mbetjet e një punishteje për përpunimin e qumështit derdheshin në ambient të hapur (tokë bujqësore), duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Njoftimi i plotë:

Operacioni nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT

Derdhte mbetjet e përpunimit të qumështit në ambient të hapur, procedohet në gjëndje të lirë pronari i punishtes.

IKMT ka ndëshkuar me gjobë subjektin

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollet në Gjepalaj, Shijak, ku u konstatua se mbetjet e një punishteje për përpunimin e qumështit derdheshin në ambient të hapur (tokë bujqësore), duke shkaktuar ndotje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak u procedua në gjendje të lirë pronari i punishtes, shtetasi D.M., 33 vjeç, banues në Krujë.

IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.

Gjithashtu në ambientet pranë objektit u konstatua dhe një ndërtim i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Ndërtim pa leje”.

Policia e Shtetit dhe IKMT apelon për këdo të denoncojë shkeljet në mjedis dhe çdo paligjshmëri tjetër, në numrin falas 112 ose Komisariatin Dixhital./abcnews.al