Derdhja e naftës në Rusinë veriore kërcënon mjedisin

schedule16:55 - 3 Korrik, 2023

schedule 16:55 - 3 Korrik, 2023

Një çarje në një tubacion nafte në Republikën e Komit në veriperëndim të Rusisë rrezikon që të derdhë 1000 metra kub naftë në një lumë aty pranë dhe të shkaktojë një fatkeqësi të madhe mjedisore.

Kreu i rregullatorit shtetëror mjedisor Rosprirodnadzor ka thënë se defekti në tub ka ndodhur në një tubacion nafte afër Urinsk.

Kishte një këputje në një tubacion nafte afër Urinsk. Sipas llogaritjeve tona, 1000 metra kub naftë mund të rrjedhin në lumin Kolva. Nafta ka hyrë në tokë dhe ujë, kjo është një fatkeqësi e madhe për mjedisin”, ka shkruar zyrtarja Svetlana Radionova në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Nga ana tjetër autoritetet lokale thanë se incidenti ndodhi të dielën në një tubacion të fushës Yuzno-Osh, i cili operohet nga Nobel Oil LLC.

Në emër të Nobel Oil nuk ishte e mundur të kishte një koment të drejtpërdrejtë për këtë çështje.

Ndërkaq në maj 2021, një derdhje nafte nga një tubacion në Komi lëshoi ​​100 tonë naftë, nga të cilat nëntë tonë përfunduan në lumin Kolva.

Rajoni i pasur me hidrokarbure dëshmoi një nga derdhjet më të këqija të naftës në historinë e Rusisë në gusht të vitit 1994, kur rrjeti i saj i vjetër i tubacioneve zbuloi atë që zyrtarisht u raportua në atë kohë se kishte arritur në 79,000 ton, ose 585,000 fuçi. Llogaritjet e pavarura thonë se numri është 2 milionë fuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!