Derbin e fiton … Barcelona/ Polemika për penalltinë, madrilenët akuzojnë

schedule10:41 - 10 Shkurt, 2025

schedule 10:41 - 10 Shkurt, 2025

E pamundur të shmangen në lojën më të bukur në botë. Futbolli nuk është vetëm sport, por edhe garë dhe dëshirë për fitore, e çdo moment I diskutueshëm shkakton përplasje të forta.

Ndodhi sërish kështu, këtë herë në derbin e Madridit, Real-Atletiko në “Santiago Bernabeu”, dhe alarmin e dhanë “merengesit”.

Të mbiquajturit “mbretërit e futbollit”, akuzuan arbitrin dhe VAR-in për penalltinë që I dha mundësi Atletikos të kalonte në avantazh.

Pati apo nuk pati shkelje në zonë?

Arbitri dhe VAR-i thanë “po”, dhe Hulian Alvarez realizoi me penallti për 1-0.

Menjëherë pas ndeshjes doli në dritë biseda me zë e arbitrit dhe sallës së VAR-it, dhe kjo u duk si provokim për Realin, që kishte kërkuar pa sukses audion e bisedës VAR në kontaktin mes Mbapesë dhe Romeros në një ndeshje të kaluar.

Në televizionin e Realit pati akuza të rënda për arbitrat dhe drejtuesit e La Ligës, duke e quajtur një sistem kundër klubit të tyre.

Pas pushimit, barazimin e rivendosi shpejt Kilian Mbape, tepër në formë kohët e fundit, por fitorja nuk u arrit.

Heroi ishte portieri I Atletikos, Oblak, me pritje të mëdha.

Trajneri I bardhekuqve, Simeone, krijoi gjithashtu paksa polemike kur tha në konferencën për shtyp se skuadra më e mirë e kampionatit është Barcelona.

Për këtë u ngacmua trajneri I Realit, Karlo Anceloti, që u përgjigj se “gjithsecili është I lirë të ketë mendimin e tij”.

Gazeta e kryeqytetit ,“Marka”, komenton në mënyrë asnjanëse: Një pikë dhe vazhdojmë! Barazim drithërues në derbin që e la La Ligën më të barabartë se kurrë!”

“Një derbi pa pronar, – komenton e përditshmja tjetër madrilene, “AS”, – Madridi dhe Atletiko ndanë dominimin dhe pikët!”

Reali kryeson kampionatin me 50 pikë ndaj 49 të Atletikos, ndërsa Barcelona ka 45 pikë, por me një ndeshje më pak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!