VIDEO/Derbi “vishet” bardheblu, Tirana fiton me rezultatin minimal 1-0

schedule21:54 - 25 Tetor, 2021

schedule 21:54 - 25 Tetor, 2021

Derbi kryeqytetas i luajtur në “Air Albania” ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 në favor të Tiranës.

Goli u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë ku VAR u bë protagonist.

Sistemi VAR ka akorduar një penallti ku është kthyer në gol nga Limaj në minutën 45+8.

Ndeshja ka qënë plotë raste nga të dyja palët ku edhe emocionet ishin të shumta.

Agresivitet në fushën e lojës nga të dyja ekipet ku dhe kartonat e verdhë ishin të shumtë.

Gjithashtu Najdovski ka marrë kartonin e dytë të verdhë në fundin e lojës duke lënë Tiranën me 10 lojtarë.

Tirana vazhdon kryesimin në vendin e parë./abcnews.al