Java e derbit. Tirana e Partizani përballen mes tyre të dielën dhe ndryshe nga sa ka ndodhur zakonisht, kjo sfidë do të zhvillohet prej orës 16:00. FSHF është treguar e prerë dhe nuk lejon që ndeshjet të luhen me ndriçim, pa plotësuar kushtet e duhura.
Të shtunën luhen katër sfidat e tjera dhe takimi më interesant është ai që zhvillohet në Durrës, mes Teutës vendase dhe Kukësit. Dy ekipe pretendente, që duan pikët maksimale. Bylisi është një nga ekipet që e ka nisur mirë kampionatin dhe do kërkojë të vijojë me rezultatet pozitive.
Flamurtari është rivali i tyre këtë javë dhe në Ballsh tre pikët i shohin si detyrim. Vllaznia-Skënderbeu është një tjetër takim mjaft interesant, që luhet në Shkodër pa praninë e tifozëve. Shkodranët sfidojnë krizën e golit dhe korçarët, që numërojnë 9 pikë të grumbulluara deri më tani.
Luftëtari rikthehet në shtëpi dhe pret Laçin, që qan pikët e lëna në Vlorë me Flamurtarin. Gjirokastritët do tentojnë të marrin pikët e plota dhe të lënë vendin e parafundit. Sigurisht edhe kurbinasit duan maksimumin. /abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 16:00
Teuta-Kukësi
Vllaznia-Skënderbeu
Luftëtari-Laçi
Bylisi-Flamurtari
E diel, më 29 shtator, ora 16:00
Tirana-Partizani