Jesse Lingard dhe Manchester United nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Sulmuesi anglez nuk ka marrë hapësirat që ka dashur.
Cilësitë e tij ai i tregoi më së miri në gjashtë muaj që u huazua te Ëest Ham United dhe tani pret që të ndryshojë ekip në verë.
Kontrata i përfundon dhe janë tre klube që e duan Lingard, sikurse raporton “Telegraph”.
Në Spanjë janë dy klube që po e konsiderojnë si një përforcim në verë dhe bëhet fjalë për Atletico Madrid dhe Barcelona.
Gjithashtu në “linjë” mbetet sërish Milani, që është rikthyer protagonist në Serie A dhe këtë sezon kryeson së bashku me Napolin në kampionat. / abcnews.al