Derbi pa Guerrils, rregulli i ri i Policisë i çon ata në vendimin ekstrem

schedule15:31 / 27/02/2020

Guerrils nuk ndryshojnë qëndrim. Mentaliteti nuk ua lejon dhe nuk do të pranojnë të jenë në derbi nëse hyrja në stadium do të jetë me karta identiteti. Parimit ultras “no name, no face” ata nuk i shmangen dhe sot kanë dalë me një deklaratë ku e konfirmojnë diçka të tillë.

“Nesër në “Qemal Stafa” luan Partizani! “Guerrils” ju fton të gjithëve t’i bashkohen marshimit të madh që do të nisë nga Baza në orën 17:00 për të kurorëzuar dominimin e kuq në çdo front, ashtu siç tradita jonë e do, ashtu siç e kërkon tifozëria e kuqe.

Por! Njoftojmë zyrtarisht të gjithë anëtarët se “Ultras Guerrils” do të vijojë të respektojë deri në fund veten dhe atë çka përfaqëson, duke mbetur të papërkulur ndaj represionit që sistemi federatë-shtet kërkon të na imponojë!

LEXO EDHE: Shtetrrethim në derbi! Tifozë, kini kujdes! Ja çfarë nuk lejohet në stadium

Ndaj, ju bëjmë me dije se asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse do të kërkohet hyrja me kartë identiteti! Ne nuk do të lëkundemi kurrë nga qëndrimet tona! Dje, sot, përjetë”, shkruhet në qëndrimin e ultrasve të kuq.

Ka ndodhur edhe më parë që Guerrils të bojkotojnë ndeshjet e Partizanit, për të njëjtën arsye. Kohë më parë u arrit marrëveshja që hyrja në stadium të ishte pa karta identiteti dhe ata vendosën të kthehen në stadium. /abcnews.al

schedule15:31 / 27/02/2020