Derbi nis me 1 minutë heshtje, mesazh rrëqethës i Ballistëve

schedule14:05 - 27 Nëntor, 2019

schedule 14:05 - 27 Nëntor, 2019

Derbi shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut, aty ku në fushë kanë zbritur Struga dhe Shkëndija e Tetovës. Në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri, dy klubet kanë vendosur të mbajnë një minutë heshtje para nisjes së takimit.

Jo vetëm kaq, pasi nga Ballistët është shpalosur edhe një mesazh shumë domethënës në stadiumi. Ata shkruajnë:  “Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna Shqipëri”. Ultrasit nga Tetova janë organizuar dhe kanë ndikuar edhe në Shqipëri, si dhe kanë sjellë ndihma të ndryshme.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Tifozat Kuqezi, që mbështesin kombëtaren, Plisat e Prishtinës dhe Intelektualët e Dritës. Këto ditë ka pasur një mobilizim të madh të shqiptarëve nga të gjitha trojet, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i rënë në orët e para të ditës së djeshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!