Derbi në merkato mes City dhe United, rekordmeni i titujve objektivi i përbashkët

schedule14:57 - 25 Korrik, 2020

schedule 14:57 - 25 Korrik, 2020

Manchester City dhe Manchester United janë gjithmonë gati për të përforcuar skuadrat. Objektivi i përbashkët i dy klubeve të Premier League është Kingsley Coman, 24-vjeçari i Bayern Munchen.

Pep Guardiola e pëlqen prej kohësh. Spanjolli ka punuar me sulmuesin e majtë te Bayern Munchen dhe e sheh si zëvendësuesin perfekt të Leroy Sane. The Athletic raporton se edhe “Djajtë e Kuq” janë futur në garë për lojtarin francez.

 

Coman dhe Guardiola

Coman ka shënuar shtatë gola këtë sezon dhe numëron po kaq asiste, në 35 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet me kampionët e Gjermanisë.

Solskjaer e cilëson një lojtar perfekt për skemat e tij dhe dy klubet e të njëjtin qytet po përgatisin ofertat e tyre për lojtarin, i cili është shpallur kampion në tetë vitet e fundit (PSG, Juventus, Bayern Munchen). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!