Derbi me Manchester City, Solskjaer optimist: Fitojmë dhe pa Pogba!

schedule11:28 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 11:28 - 6 Dhjetor, 2019

Këtë të shtunë në Manchester luhet derbi mes dy ekipeve të qytetit, United dhe City. Sot në mëngjes në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajer, foli se si po e pret derbin, Pogban, rikthimin e Smalling si dhe objektivat e tij deri në fundin e sezonit.

Rivaliteti me Cityn– ”Të paktën tani luajmë çdo vit sepse kur unë isha në fushë mund të luhej një herë në disa vite. Futbolli ka ndryshuar shumë, City është një ekip shumë herë më i mirë tani. Derbi duhet të luhet si derbi, jo si të luajmë basketboll dhe të presim se çfarë do të ndodhi.

Smalling dhe racizmi në Itali– ”Besoj se një ditë ai do të rikthehet këtu. Për sa i përket asaj faqes së parë të gazetës italiane, unë nuk kam fjalë. Është titulli dhe faqja e parë më e keqe që kam parë në jetën time. Ne kemi kontaktuar me Chris dhe me Romelun për ti mbështetur, pasi nuk është aspak e lehtë të kalosh një situatë të tillë.

Pogba– ”Është e sigurt që do rikthehet brenda këtij viti. Momentalisht po stërvitet individualisht dhe shumë shpejt do të jetë gati. Në derbi nuk do të jetë i gatshëm, por një lajm i mirë është rikthimi i Martial.

Derbi dhe e ardhmja– ”Derbi nuk një ndeshje e lehtë. Presim mbështetjen e tifozëve, ata kurrë nuk na kanë lënë në baltë dhe besoj se të shtunën do të jenë më të zjarrtë se kurrë. Në derbin e dytë do të jemi në një pozicion më të mirë në renditje. Kam mbështetjen e plotë nga drejtuesit dhe ekipi do të rritet gradualisht, rezultatet e mira do të vijnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!