Derbi i veriut, finale dhe një shëtitje: Superiorja “zjarr” sot

schedule08:18 - 20 Qershor, 2020

schedule 08:18 - 20 Qershor, 2020

Superiorja vijon dhe sot luhen tre përballjet e tjera të javës së 30-të. Sytë janë në Laç, aty ku skuadra vendase pret Kukësin. Një derbi i veriut, një ndeshje që herë të tjera ka prodhuar tension, polemika dhe shumë zhurmë edhe në shkallët e stadiumit. Gjithsesi luhet pa tifozë dhe fusha është ajo që do të prodhojë rezultatin përfundimtar.

Kukësit i duhen tre pikët për të rikthyer diferencën prej 6 pikësh me Tiranën kryesuese, kurse Laçi nga krahu tjetër do Europën dhe gjithashtu e ka “jeta a vdekje”. Finale edhe në Ballsh ditën e sotme, pasi Bylisit nuk i falet rezultat tjetër veç fitores me Skënderbeun.

Korçarët, të renditur në vendin e tretë, duan të vijojnë me ecurinë pozitive, kurse për ekipin e Dovedan do të ishin tre pikë qetësie, duke parë që Vllaznia u mund një ditë më parë në Tiranë. Tre pikët e largojnë me vendin e tetë dhe më pas fokusi është te Kupa e Shqipërisë.

Në Gjirokastër luhet një tjetër lloj ndeshjeje. Luftëtari është i rënë nga kategoria, ndërkohë që një javë më parë pësoi 8 gola nga Partizani. Teuta, rivali i tyre është i dënuar të fitojë dhe të shpresojë të afrohet me vendin e tretë në renditje. Sigurisht durrsakët janë favoritë dhe i kanë idetë e qarta sot. Gjithsesi Luftëtari nuk mund të nënvlerësohet dhe më mirë se Teuta nuk e di asnjë ekip tjetër. /abcnews.al

 

Ndeshjet e Superiores