Është hedhur ditën e sotme nga FSHF shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Do të kemi një derbi veriu në Shkoër, aty ku Vllaznia përballet me Laçin, çka është edhe ndeshja më fortë.
Ndërkohë me fat Teuta, që pret në shtëpi Skënderbeun, që më shumë e ka mendjen të arrijë të qëndrojë në Superiore për sezonin e ardhshëm.
Edhe në këtë fazë, ashtu si në të kaluarat në këtë sezon, finalistët do të përcaktohen me vetëm një ndeshje. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen më datë 14 prill. /abcnews.al
Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet
Vllaznia-Laçi
Teuta-Skënderbeu