Derbi i milionave: Rreshtimet, arbitrat dhe spektakël i garantuar

08:06 | 28/02/202008:060

Quajeni derbi i milionave. Tirana e Partizani zbresin në fushë të përballen mes tyre dhe fitorja nuk do të vlejë vetëm tre pikë, pasi futbollistët edhe do të mbushin xhepat. Ata që në fund do të dalin me kokën lart, pasi premio për triumfin nuk mungojnë.

Refik Halili ka buzëqeshur para ndeshjes, pasi miliona të rëndësishme i ka arkëtuar nga shitja e biletave. Më shumë se 17 mijë të shitura deri mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që pak kanë ngelur për sot.

“Air Albania Stadium” do të jetë plot dhe para ndeshjes atmosferën do e ngrohë Majk, me këngët tij. Spektakli sonte është i garantuar, fillimisht në tribuna nga Fabatics dhe Guerrils, më pas në fushë nga futbollistët e të dyja ekipeve.

RRESHTIMET DHE ARBITRAT – Drejtësi sonte do të vendosë Juxhin Xhaja, arbitër që mban stemën e FIFA-s. Asistentë do të jenë Ridigert Çokaj dhe Dojando Myftari, kurse i katërt Egin Doda. Do ketë edhe arbitra linje: Eldorian Hamiti dhe Olsid Ferataj.

Të kalojmë te rreshtimet e skuadrave në fushë. Tirana do të jetë e zakonshmja e ndeshjeve të fundit, me Likën në portë, kurse në mbrojtje Doka e Hoxhallari mbulojnë krahët. Çifti Muça-Vangjeli nuk lëvizin nga qendra.

Batha dhe Çelhaka pritet të ngrijnë digën në mesfushë, kurse Ngo nga krahët do të mbështetet nga Cobbinah dhe Cale. Dilema e vetme Torassa, por Egbo ka alternativa, si Hasani dhe Muçi, ndaj nuk shqetësohet shumë.

Në krahun tjetër Partizanit i mungon Lorenc Trashi, i cili do të zëvendësohet nga Esin Hakaj. Në qendër rikthehet Bitri dhe do të luajë krah Belicës, kurse në të djathtë Idrizaj është zgjedhja e Sormanit. Në portë si zakonisht luan Alban Hoxha.

Italiani nuk e ndryshon mesfushën, me Telushin që do të ketë në krah Brojën dhe brazilianin William Cordeiro. Para tyre luan Erald Çinari, kurse në sulm dyshja e zakonshme, Bardhi-Solomon. Të dy i kanë shënuar Tiranës në dy ndeshjet derbi që janë luajtur këtë sezon. / abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono