“Derbi i Londrës” në merkato, Arsenal e Tottenham në “ndjekje” të mesfushorit gjerman

schedule16:38 - 3 Mars, 2023

schedule 16:38 - 3 Mars, 2023

Edin Terzic po bën “mrekullira” në stolin e Borussia Dortmund, me “verdhezinjtë” që po kalojnë një moment fantastik, ku kanë regjistruar plot 9 fitore në vitin 2023, nga 9 të mundshme, duke arritur të jetë një pretendent serioz për garën e titullit kampion në Gjermani, si dhe të shkojë drejt ndeshjes së 2-të të 1/16-ve, të UEFA Champions League, si “udhëheqës”.

Lojtar kyç në këto performanca të shkëlqyera padyshim që është dhe “fantazisti” gjerman, Julian Brandt, me 26-vjeçarin, që ka arritur të shënojë 9 gola dhe të dhurojë 5 asistime, në 30 paraqitjet e deritanishme me “verdhezinjtë” e Borussia dhe tashmë është në “fokusin” e ekipeve të Premier League.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy klube “londineze”, Arsenal dhe Tottenham janë në ndjekje të “fantazistit” 26-vjeçar dhe do të përpiqen të sigurojnë shërbimet e tij në merkaton e verës, mirëpo në Gjermani nuk duan ta “lëshojnë” gjermanin, me Borussia Dortmund, që po bën gati rinovimin e kontratës së Brandt, me konktratën momentale që skadon në verën e vitit 2024. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!