Derbi i Londrës ndaj Arsenal, Chelsea do të duhet të bëjë pa Palmer

schedule12:01 - 23 Prill, 2024

schedule 12:01 - 23 Prill, 2024

Chelsea rikthehet në Premier League të martën në mbrëmje teksa pas eliminimit në gjysmëfinalen e FA Cup, do të synojnë suksesin në derbin e Londrës ndaj Arsenal. Misioni për të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino nuk do të jetë i lehtë, aq më tepër kur argjentinasi së fundmi thekson se ndaj “The Gunners” do të mungojë një nga më të mirët e këtij sezoni si Cole Palmer.

Në konferencë për shtyp, Pochetino u shpreh se sulmuesi anësor është i sëmurë dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të skuadrës, ndaj me shumë mundësi do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen me Arsenalin.

21-vjeçari ka impresionuar në këtë sezon të parë me Chelsean teksa në 28 ndeshje të Premier League ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 20 raste ndërsa ka kontribuar edhe me nëntë asistime./ h.ll/abcnews.al