Juventusi do të bëjë një goditje të madhe në repartin e sulmit dhe të shumtë janë emrat që ndodhen në listën e dëshirave të drejtuesve të klubit. Një ndër lojtarët që intrigon shumë Maurizio Sarrin është Ousmane Dembele.
Mundo Deportivo raporton se bardhezinjtë po përgatisin një ofertë për 22-vjeçarin francez. Barcelona pagoi 140 milion euro për kartonin e tij në vitin 2017, por sot kushton më pak. Dëmtimet e shumta dhe disa sjellje aspak pozitive kanë mërzitur klubin katalanas, që e ka nxjerrë në merkato.
Për sulmuesin e djathtë ka interesim edhe nga Interi. Zikaltrit e pëlqejnë shumë lojtarin e shpejtë dhe do të duelojnë me Juventusin për shërbimet e tij. Interi mund të shfrytëzojë shitjen e Lautaro Martinez për të mbërritur te Dembele. /abcnews.al