Derbi edhe të mërkurën: Dalin biletat për Dinamo-Partizani, detajet

schedule16:21 - 25 Janar, 2022

schedule 16:21 - 25 Janar, 2022

Dinamo ka një tjetër derbi dhe ndeshjen e djeshme me Tiranën duhet ta harrojë sa më shpejt. Të enjten 18 herë kampionët e vendit ndeshen me Partizanin prej orës 16:45.

Kjo sfidë është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, dueli i parë i fazës çerekfinale. Dinamo ka dalë me njoftim edhe në lidhje me biletat.

Ata kushtojnë nga 500 lekë, për të vijuar me bileta 1000, 3000 dhe 5000 lekëshe.

Shitja e tyre ka nisur nga sot në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Biletaria është e hapur nga ora 10:00 deri në orën 18:00. / abcnews.al