Derbi anglez dhe një klub “big”, betejë 150 milionëshe për Harry Kane

schedule14:19 - 13 Prill, 2021

schedule 14:19 - 13 Prill, 2021

Harry Kane sërish në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Tottenham, nën kontratë deri verën e vitit 2024, mund të transferohet në një klub “big”. “Independent” raporton se presidenti Daniel Levy do ta merrte në konsideratë shitjen e yllit të Spurs për jo më pak se 150 milion sterlina.

Referuar të njëjtin burim, thuhet se PSG është gati të luftojë me klube si Manchester City dhe Manchester United për shërbimet e goleadorit anglez. Nëse francezët nuk bindin dot Kylian Mbappe, raportohet se do tentohet Kane.

Vetë trajneri Mauricio Pochettino e njeh mirë sulmuesin, madje pak ditë më parë u përfol edhe për një telefonatë të argjentinasit me Kane. PSG është nga të paktat klube që mund të përballojnë financiarisht transferimin e sulmuesit.

Dëshira e Kane në fakt është të qëndrojë në Angli, por Manchester City nuk e ka zgjedhje të parë. “Qytetarët” shikojnë si opsione të para Haaland dhe Mbappe, të cilët janë të lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Real Madrid. Sa i takon United, ata fillimisht duhet të shesin që të tentojnë Kane, një objektiv të hershëm të tyre. /abcnews.al