Deputetja e komunitetit boshnjak në Kosovë, Duda Balje, ka rrëfyer shumë të fshehta nga jeta e saj personale dhe profesionale. E ftuar në emisionin “Oxygen”, ajo tregoi se familja e saj kishte vendosur që ta martonte atë në moshë shumë të hershme, thuajse në adoleshencë.
Deputetja është nënë e tre fëmijëve, teksa tregoi se djalin e madh, Berinin, e lindi kur ishte vetëm 17 vjeçe. Në atë kohë, ajo zgjodhi ta lind në Novi Sad për arsye sigurie duke qenë se Kosova në atë periudhë ndodhej në kohë lufte, tha se me të hyrë në dhomën e spitalit, doktori e kishte pyetur nëse dihet babai i fëmijës së saj, pasi kishte parë moshën e saj shumë të re.
“Në spital, kam qenë unë dhe një vajzë rome edhe doktori kur ka hyrë në dhomë edhe ka shikuar nga unë duke thënë: ‘A e din ti kush është babai i fëmijës’, a ne si familje tipike nga Kosova, kanë qenë poshtë vjehrra, vjehrri, nëna, tezja, të gjithë kanë pritur para spitalit dhe unë i kam thënë doktorit: ‘Shiko jashtë ku është familja e bebes”, ka treguar Balje./abcnews.al