Beatrikx Von Storch, deputetja e Partisë Nacionaliste Gjermane anti islam është vendosur në qendër të kritikave për shkak të një postimi në Tuiter ku kritikonte urikmet e policisë gjermane për vitin e ri në gjuhën arabe
Një nga deputetet më të spikatura të partisë nacionaliste dhe anti Islam, Alternativa për Gjermaninë, ka përfunduar në telashe me policinë dhe me rrjetin social Tuiter poër shkak të një reagimi të saj ndaj nëj tuiteri të policisë së Kolnit. Policia në faqen e saj zyrtare uronte për festat e fundvitit, ndër të tjera dhe në gjuhën arabe. Beatrix von Storch replikoi menjëherë nëpërmjet profilit të saj duke pyetur nëse në këtë mënyrë barbarët islamikë dhe përdhunuesit nmë grup do e kuptonin urimin. Profili në Tuiter i saj u bllokua për disa orë me arsyen se kishte shkelur rregullat e shprehjes, ndërsa policia ka ngritur akuzë ndaj deputetes për nxitje të dhunës ndërfetare. Dy vjet më parë në Koln disa gra denoncuan se u ngacmuan seksualisht dhe u grabitën nga grupe emigrantësh, teska prisnin në shesh ndërrimin e viteve./abcnews.al