Deputetja e PS-së: Çfarë i shtohet punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore

schedule17:58 - 24 Prill, 2019

schedule 17:58 - 24 Prill, 2019

Kuvendi ndryshoi formulën për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita e re kanë vendosur që ky komision të bëhet me 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca 4 nga grupimet opozitare në parlament dhe një nga Partia Demokratike, e cila e ka refuzuar.

E ftuar në emisionin “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori, deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati, sqaroi se punës së komisionit i është shtuar edhe një objektiv tjetër. Bëhet fjalë për çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

“Komisioni Reformës zgjedhore nuk e ka përmbushur dot misionin e tij nga momenti që u krijua e deri më sot për shkak të bojkoti të ish-deputetëve të opozitës dhe për këto arsye ndryshimi thelbësor ka të bëjë me shtyrjen e afatit nëq mënyrë që objektivat që kishte ky komision të përmbushen sepse tashmë është e pamundur për kaq kohë sa ka ngelur të mbyllej puna e këtij komisioni. Është shtuar afati deri në Nëntor të 2019-s dhe është shtuar në objektin e punës së komisionit përveç ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sa i takon adresimit të gjithë rekomandimeve të OSBE/ODHIR në zgjedhjet e mëparshme, në përputhje me të gjitha standardet më të mira dhe shtohet çështja e ndryshimit apo jo të sistemit zgjedhor që ne kemi në vend dhe ka të bëjë me hapjen e një debati duke u dhënë një mundësi të gjithë aktorëve politikë në parlament edhe jashtë për të diskutuar nëse është e udhës që i shërben interesit publik të vendit që të ndryshojë sistemi. Pra kjo i shtohet në objekt edhe punës së komisionit”, tha Ferhati.

Megjithatë edhe nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor arrihen që tani me punën e komisionit, ato do të jenë të aplikueshme vetëm në zgjedhjet e ardhshme kombëtare.

“Mendohet që nëse arrihen ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do të jenë të aplikueshme përveçse në më të hershmen e vet në zgjedhjet kombëtare të 2021-shit. Kështu që çfarë do që të arrihet do jetë e aplikueshme në 2021-shin. PS është e hapur të diskutojë çdo lloj çështje që i shqetëson faktorët politik, por i shërben edhe interesit publik”, tha deputetja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!