Deputeti uroi me foton e diktatorit, Nikolla: E papranueshme, po shikohet nga Komisioni i Etikës

schedule12:52 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 12:52 - 13 Dhjetor, 2021

Në një bashkëbisedim me gazetarët kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka komentuar veprimin e deputetit socialist Bujar Çela, i cili uroi 28 Nëntorin me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Nikolla tha se veprimi i deputetit është i papranueshëm dhe ka një kërkesë për të në Komisionin e Disiplinës.

“Ka një kërkesë për tu parë nga Komisioni i Etikës. Do të ketë të gjithë seriozitetin nevojshëm. Nuk iu hyj shpjegime si ndodhi, është e papranueshme që një deputet në Kuvend të përdorë të tilla situata në një ditë feste siç ishte ajo e Flamurit”, u shpreh Nikolla.

Kryeparlamentarja u ndal gjithashtu edhe te mosrespektimi i masave të pandemisë nga ana e deputetëve në seancat plenare.

“Nuk respektohet nga deputet mbajtja e maskës. Unë kam tërhequr vrenjtej. Ne do të përdorim edhe njëherë edhe autoritetin përmes shërbimeve për të mundësuar praninë e maskave në hyrje të seancave plenare. Kërkohet edhe gatishmëria”, tha ajo. g.v/abcnews.al