Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi është bërë sërish protagonist, këtë herë jo me fjalimet në parlament, por duke i dërguar dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministres, Ana Bërnabiç nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviç “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Libri, shkruan në Facebook deputeti shqiptar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve.
“Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.
Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.
Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime. PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj” shkruan ai./ db/Abcnews.al