“Deputeti që Duam”/ Faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve, Rama: 58 emra të kualifikuar

schedule09:57 - 11 Janar, 2021

schedule 09:57 - 11 Janar, 2021

Ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në Partinë Socialistë për zgjedhjet në 25 prill.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën online të zhvilluar për fushatën “Deputeti që duam”, tha se tashmë janë kualifikuar 58 emra.

“Përshëndes të gjithë ata që e kanë kapërcyer fazën e parë dhe kanë kurajën dhe pasionin për të bërë atë që shumë kush e konsideron hap të kotë marrjen me politikë, edhe pse shpesh politika ka dhënë mësime të gabuara.

Janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë pse-në e kësaj nisme individuale dhe fuqinë e ambicies së tyre. Por nuk do të thotë që ata që nuk janë përfshirë në listë janë më pak të talentuar.

Unë i inkurajoj ata që nuk kanë kaluar fazën e dytë që të mos tërhiqen por të kuptojnë se për të shpalosur potencialin e brendshëm duhet punë, përgatitje, trajnim. Dua t’i them të gjithëve që edukimi i vetvetes është i nevojshëm sidomos kur merr përsipër të komunikosh me komunitetin. Edhe për mua që flas këtu është domosdoshmëri për të ushqyer veten me informacion”, tha Rama.

Po ashtu ai theksoi se në mandatin tonë të tretë do të kemi prioritet përfshirjen e sa më shumë të rinjve në nivelet e qeverisjes.

“Shembuj njerëzish që janë s’kualifikuar në momentet e fillimit të përzgjedhjes së tyre ka plot, por ka ndodhur që kanë lulëzuar në karrierë duke lënë edhe emër në histori”, tha më tej Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!