Mbrëmjen e sotme në Byro Politike përballë gazetares Juli Xhokaxhi ishte deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni.
Nisur nga tensionet e ngritura sërish mes presidentit Meta dhe mazhorancës, Hyseni tha se Meta ndihet i kërcënuar dhe i frikësuar ndaj dhe ka lëshuar deklarata dje dhe sot.
Hyseni gjithashtu deklaroi se presidenti i frikësohet thellimit të reformës në drejtësi pasi paketa anti-KCK do të shtrihet në vazhdim edhe ndaj politikës.
“Presidenti në detyrë është një nga aktorët që e njeh mirë politikën shpiku këtë termin grusht shteti. Në çdo fjalor përkufizohet si rrëzim i pushtetit nga metoda anti-kushtetuese zakonisht nga ushtria nga fraksione të ushtrisë të mbështetura.
Këtu duket qartë halli që ata dy zotërinjtë që u takuan sot kanë. Liderët e opozitës Meta me Bashën edhe në deklarata u lexuan qartë qëndrimet e tyre. Njëri e ka hallin te rotacioni, ndërsa Meta e ka hallin te kolltuku, karriera dhe pasoja të tjera që mund të vijnë më pas. Analiza që bëhet po të shikoni është tmerri që kanë këto ditë nga thellimi i reformës në drejtësi. Si pasojë e reformës u hoqën një thes me hajdutë nga institucionet e drejtësisë.
Por pse pikërisht sot këto deklarata të presidentit?
Pikërisht se vazhdon të thellohet reforma, janë disa ndryshime në ligjet kushtetuese që lidhen me thellimin e pasojës së reformave, paketën e vërtetë anti-KCK që është duke ardhur. Faza e parë kaloi me OFL, aza tjetër do të vazhdojë me këdo që ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar.
Pra paketa anti-KCK do të shtrihet edhe te politikanët që kanë lidhje me krimin, do të shtrihet deri te politika dhe ndaj kujtdo që ka shkelur, shkel dhe do të shkel ligjet e vendit.
Duke qenë se ne jemi në këto hapa dalin edhe aktorët e tmerruar siç janë Presidenti, lideri i opozitës. Ata janë duke bërë lojë teatrale tashmë.
Pse thashë këto ditët e fundit? Sepse Presidenti aty i kishte këto dy gisht prova të reja. Ne presidentin e republikës e kemi konsideruar një çudi të së kaluarës”, tha Hyseni./abcnews.al