Deputeti i LDK-së infektohet me COVID-19

schedule20:57 - 6 Gusht, 2020

schedule 20:57 - 6 Gusht, 2020

Ardian Shala, deputeti i Lidhjes Demokratike në Kosovë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e LDK-së në Suharekë përmes një postimi në “Facebook”.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetëizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe e qëndrueshme”, ka njoftuar dega e LDK-së në Suharekë përmes Facebook.