Deputeti gjerman i kishte thënë Serbisë 5 vjet me parë se çfarë pritet për Kosovën

schedule14:26 - 17 Nëntor, 2017

schedule 14:26 - 17 Nëntor, 2017

Andreas Shokenhof, deputeti gjerman i CDU-së pesë vjet më parë gjatë vizitës së tij në beograd i kishte bërë të qartë kryeministrit të atëhershëm serb Vucic, se cfarë pritej nga Serbia në lidhje me Kosovën dhe se duhej një marrëveshje përfundimtare me Bashkimin Europian nëse synont anëtarësimin.

Mediat serbe raportojnë se deputeti gjerman i unionit kristian demokrat – CDU – Andreas Shokenhof, i kishte thënë Serbisë pesë vjet më parë se cfarë pritet të bëjë në lidhje me Kosovën në mënyrë që të anëtarësohej në BAshkimin Europian. Gjatë vizitës në Beograd në 13 shtator të 2012-ës, deputeti gjerman i bëri të qartë në atë kohë kryeministrit serb Aleksandër Vucic, ministrit të jashtëm Ivan Mërkic dhe kryetarit të parlamentit Nebojsha Stefanovic, se një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ishte pikërisht ajo që priste Berlini. Shokenhof bëri të qartë atëherë dhe publikisht se pas përmbushjes së këtij kushti Gjermania do të vendoste kur të vinte koha për të vlerësuar progresin e Beogradit në rrugën për anëtarësimin në BE. Madje ky ishte një nga shtatë kushtet për të cilat grupi parlamentar i Bundestagut, do të këmbëngulte duke i prezantuar si qëndrimin zyrtar të Gjermanisë.

Scockenhof ishte shprehur se kishte këmbëngulur që marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës të ishte e shkruar dhe në përfundim të procesit të anëtarësimit në BE, të gjitha detajet e kësaj marrëveshjeje të ishin implementuar plotësisht.

Një dokument ligjërisht i detyrueshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës hyri në kuadrin negociues të BE për Serbinë, i cili u miratua më 9 janar 2014 dhe u paraqit në konferencën e parë ndërqeveritare më 21 janar, kur Serbia zyrtarisht filloi negociatat me BE. Në këtë dokument theksohet se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën do të jetë i një rëndësie të veçantë për Serbinë. Ky proces do të sigurojë që të dyja palët të mund të vazhdojnë rrugën e tyre evropiane, duke shmangur bllokimin e njëri-tjetrit në këto përpjekje dhe gradualisht, pas përfundimit të negociatave të pranimit me Serbinë, do të çojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, në formën e e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore me qëllim që të dy palët të jenë në gjendje të ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të përmbushin detyrimet e tyre.

Një ditë më parë presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se Serbia nuk do të anëtarësohet dot në Bashkimin europian pa një marrëveshje përfundimtare me Kosovën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!