“Deputetët të detyruar të reagojnë”, Braimllari: Bllokimi i komisioneve solli opozitën në këtë gjendje

schedule13:24 - 2 Nëntor, 2023

schedule 13:24 - 2 Nëntor, 2023

 

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari i ftuar në edicionin  “Tirana Live”, fillimisht foli për veprimet e deputetëve të “Foltores” në Kuvend, të cilët nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave plenare.

Ai u shpreh se opozita ndodhet në këtë gjendje për shkak të veprimeve të mazhorancës, që lidhet me bllokimin e komisioneve.

“E para ajo që kemi në parlament vjen rrjedhojë e veprimeve të mazhorancës. Mazhoranca me veprimet e saj anti-kushtetuese ka detyruar opozitën të shkojë në pikë, për arsyen e thjeshtë, sepse Edi Rama, ka bllokuar komisionet hetimore, ai ko bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.

Kjo përpjekje e Ramës për të  bllokuar opozitën, ka detyruar opozitën të veprojë në këtë mënyrë, që është normale, në krahasim me atë që i është bërë” tha ai.

Sa i përket fatit që Partia e Lirisë deri më tani është bërë pjesë e kësaj dhune, Braimllari tha se PL është në të njëjtë linjë me opozitën dhe se e mbështet atë në këto veprime që ka ndërmarrë.

Eshtë një përpjekje e Ramës për të izoluar rolin e opozitës në Kuvend, me qëllim që të heqi vëmendjen nga keqqeverisja.

PL është në të njëjtën linjë me  deputetët e Partisë Demokratike. PL është aktive në prezencën e asaj në parlament dhe në një linje me opozitë, por peshën më të madhe, për shkak të numrit të deputetëve e mban PD.

Më vjen keq që interpretohet si kaos, kur e gjithë vëmendje do të ishte te keqqeverisja e Ramës. Sot e gjithë energjia duhet të fokusohet te keqqeverisja e Edi Ramës në tre mënyra.  Një është në parlament, dy është në 61 bashkitë dhe tre në komunikimin drejtpërdrejt me qytetarët.

Kemi të bëjmë me një sistem i cili ka shkuar në antikushtetueshmëri për shkak të veprimeve tyë Edi Ramës. Kur kemi një kryeministër që kërkon të ekzekutojë opozitën, nuk ka rrugë tjetër, madje duhet ta intesifikojë.

Opozita përfaqësohet në këshillat bashkiak dhe ky zë duhet shtrirë kudo, me qëllim qe në të kem një përfaqësim dinjitoz të opozitës” u shpreh Braimllari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!