Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Veteranët”, në listë të hapur/ Rama: Drejtuesit politikë të qarqeve, në listë të mbyllur

schedule17:38 - 10 Mars, 2025

schedule 17:38 - 10 Mars, 2025

I bindur se përpara shqiptarëve duhet të shkohet me partinë më të vjetër në eksperincë dhe më të re në energji, Edi Rama i mbylli dyert ankesave te socialistëve të vjetër, të cilët duhet të zgjedhin nëse betejën e tyre do e bëjnë në listë të hapur apo do të heqin dorë nga karrigia e deputetit.

“Asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë dhe një mandat nga Partia Socialiste, nuk do të jetë në listën e mbyllur. Është e drejta e kujtdo që për arsye të ndryshme nuk dëshiron të jetë në listën e hapur që ta thotë, por duhet të na thotë përpara që të mos jetë në listë.”, u shpreh Rama.

Komenti lidhej me disa shqetësime a kritika nga veteranet e selisë roze, te cilët ende pas disa dekadash e shohin veten ne linjën e pare te betejës, ne listat e hapura.

“Unë mendoj që pikërisht pse këta janë më të rinj dhe më të reja dhe ftohen ose përfshihen për t’i bërë një transfuzion të fuqishëm gjaku Partisë Socialiste dhe për ta bërë partinë më të vjetër dhe më të re në Shqipëri, duhet të jenë aty. Ndërkohë që, të tjerët pikërisht se kanë qenë aty duhet të jenë në fushë për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste.”

Rregull nga i cili nuk përjashton as veten. Edhe pse thotë se ende nuk e ka vendosur, Rama hedh idenë e të mos qenit në listën e kandidatëve, pasi sic thotë ai, është deputet i të gjithëve.

“As vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht, se mund edhe të mos jem fare në listë duke qenë deputet i të gjithëve.”

Kjo deklarate e Ramës do dukej e çuditshme nëse  i referohemi rregullave normale politike, kur kreu i maxhorancës dhe ai i opozitës, duhet të jenë deputet në Kuvend. Shqipëria në vitet 2005 – 2017 ka kaluar një periudhë anormaliteti, kur fillimisht  Edi Rama e më pas Lulzim Basha nuk ishin pjesë e Kuvendit. Por kjo deklaratë e Ramës, tingëllon më shumë si një paralajmërim për të gjithë, por më shumë një kërcënim ndaj të vetëve, se nëse nuk punojnë për fitoren e vështirë të mandatit të katërt, ai nuk do të jetë më pjesë e politikës aktive.

Por ky nuk ishte paralajmërimi i fundit i Ramës  të hënën paradite. Ai kërkoi  që krerët e qarqeve, të trajtojnë kandidatët në listat e hapura, të gjithë njësoj.

“Skuadrat e qarqeve duhet të jenë super kompakte dhe duhet të kenë drejtim politik dhe drejtuesit politikë duhet të garantojnë që të gjithë deputetët dhe deputetet që janë në garë, të kenë një hapësirë të barabartë.”

Duke u ndalur edhe tek listat e kundërshtarëve politike, Rama tregon edhe arsyet se përsë në 11 maj, qytetarët duhet ti japin edhe një mandat tjetër socialistëve.

“Njëri është konteksti i marrëdhënieve tona me Bashkimin Europian dhe marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor dhe tjetri është konteksti i anëtarësimit ose anëtarësisë sonë në Aleancën Euroatlantike dhe i sigurisë në tërësi.”

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!