Deputetët për vonesën e seancës plenare: Po bëni pazar me Metën, Ruçi: E drejtë, s’përsëritet më

schedule11:17 - 25 Qershor, 2020

schedule 11:17 - 25 Qershor, 2020

Nisja e seancës plenare ka nisur me revoltën e deputetëve të opozitës për vonesën e sotme për shkak të mbledhje së PS.

Deputeti Halit Valteri deklaroi se kjo nuk duhet të ndodhë më.

“Është e paprecedent, ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së, seanca u njoftua në 10:00 dhe u mblodh në 11:00, nëse këta burra nuk kanë kohë për pazarin me Metën…”, tha Valteri.

LEXO EDHE: FOTO/ Deputetët “shtrohen” në kafe para nisjes së Kuvendit, diskutojnë pa distancë

Kërkesa e tij u pranua nga kryeplarmantari Ruçi i cili tha se kjo nuk do të përsëritet.

“Është e drejtë. Nuk do përsëritet më. Çdo grup mund të kërkojë ndërprerje deri në 1 orë, por nuk do përsëritet më” tha Ruçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!