Deputetet franceze sfidojnë kolegun e ekstremit të djathtë, shkojnë në asamble me kravatë, ja arsyeja

schedule13:20 - 27 Korrik, 2022

schedule 13:20 - 27 Korrik, 2022

Përballja politike në vendet europiane në 24 orët e fundit duket se është e natyrës veshjeje, pasi në Francë fokusi është te… kravata!

Kështu, deputetet e partisë “Franca e pabindur” e Jean-Luc Mélenchon, shkuan në Asamblenë Kombëtare  me një kravatë, për të denoncuar seksizmin ndaj grave dhe për t’i dërguar mesazhin e tyre Eric Ciotit , anëtar i krahut të djathtë të partisë “Republikanët” dhe dekan i Kuvendit Kombëtar.

Siç raporton gazeta franceze “Le Parisien”, Eric Cioti, deputet i Asamblesë Kushtetuese të Francës, para disa ditësh ka paraqitur një kërkesë në Asamblenë Kombëtare të Francës për të bërë sërish të detyrueshme kravatën në seancë plenare dhe për të ndalur “veshjet e turpshme” të disa deputetëve, veçanërisht nga partia “Franca e pabindur”.

Kjo lëvizje është një rezistencë ndaj zotit Cioti”, argumentoi Clementine Otten, duke folur para gazetarëve e veshur me një kravatë jeshile. Otten shoqërohej nga deputetë të tjerë të majtë, të cilët mbanin edhe kravata.

“Ideja e vendosjes së kravatës në seancën plenare të Asamblesë Kombëtare na duket fort reaksionare dhe e drejtuar kundër grave, pasi është një aksesor mashkullor”, theksoi Otten.

Për kryetaren e parlamentarëve rebelë, Mathilde Panot, pas polemikës për kravatën, e cila ka nisur prej disa ditësh në Asamblenë Kombëtare të Francës, qëndron “çështja e pozicionit të gruas në parlament”.

“Natyrisht, prania e grave është ende e papranueshme për Eric Cioti dhe disa në të djathtën dhe të djathtën ekstreme”, shtoi ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!