Deputetët e rinj, Basha: Zoti pastë mëshirë për ta!

schedule12:38 - 5 Mars, 2019

schedule 12:38 - 5 Mars, 2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij  nga protesta para Kuvendit, deklaroi se koha e Ramës ka mbaruar dhe duhet të largohet.

“Kjo është ora e bekuar e shpresës dhe besimit te vetja jonë që shqiptarët kanë ëndërruar. Për vite me radhë thundra e krimit, korrupsionit, perversitetit dhe mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Ramës shkeli mbi dinjitetin e çdo shqiptari. Ora kur një njeri i vetëm me ndihmën e krimit po shtronte një popull të tërë, kjo orë ka mbaruar këtu ku buçet verdikti i popullit sovran ‘Rama ik”, u shpreh Basha. 

Basha gjithashtu ka falenderuar kandidatët në listën e shumë -emërore që nuk kanë pranuar të shkojnë në Kuvend. Ndërsa për ata që u betuan sot si deputetë nga radhët e opozitës në Kuvend, kryedemokrati tha se ata kanë shitur shpirtin dhe nuk do kenë fytyrë t’u dalin përpara shqiptarëve.

“Ka infektuar me joshë me karrigen e pushtetit ata të mjerët që futen në atë godinë dhe ata shesin shpirtin, ata janë i shqiptarëve. Zoti pastë mëshirë për shpirtat e tyre se fytyrë nuk kanë më përpara shqiptarëve. Për muaj dhe vite zëri juaj ka kërkuar herë me mbrojtje e herë me mbledhje dhe herë me mirëkuptim dhe herë më pikëpyetje se kur do ti digjni mandatet. Opozita iu përgjigj diktati të sovranit. Unë në emër të popullit sovran shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që janë kandidatë të listës vijuese që djegin sot mandatet e tyre. Kjo është beteja për Shqipërinë e vlerave. Kjo është beteja për Shqipërinë evropiane. Nuk ka Evropë me Shqipërinë si Kolumbia. Nuk ka integrim në korrupsionin në nivele më të larta”, tha Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!