Deputetet e PD vizitojnë familje të hequra nga skema e ndihmës ekonomike

schedule15:32 - 10 Shkurt, 2018

schedule 15:32 - 10 Shkurt, 2018

Deputetet e Partisë Demokraitke Grida Duma, Rudina Hajdari dhe Orjola Pampuri kanë vizituar familje të hequra nga skema e ndihmës ekonomike. Qytetarët kanë treguar historitë e tyre teksa deklarojnë se nuk i njohin arsyet e refuzimit të kësaj ndihme. Partia Demokratike premtoi ndjekjen ligjore të rasteve të tyre.

Deputetet e Partisë Demokratike për qarkun Tiranë, Grida Duma, Oriola Pampuri dhe Rudina Hajdari kanë vizituar familje në nevojë të cilave u është hequr ndihma ekonomike.

Në zonën e Bathores, deputetet ndaluan pranë një prej këtyre familjeve, ku tre fëmijë të mitur dhe dy prindërit e papunë janë prekur nga shkurtimet e atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Kryefamiljari Eduard Thaçi dhe bashkëshortja Tefta të papunë, jetojnë me borxhe.

Si kjo familje ka me qindra, sipas denoncimit të deputeteve, të cilat sipas dëshmive të tyre nuk përfitojnë më as ndihmën minimale nga shteti për arsye që nuk i dijnë.

Fitnete Murati është invalide. Nuk merr as ndihmë ekonomike, as KEMP.

Familjet morën edhe një premtim.

Ramazan Islamajt, invalid pune, ish-ushtarak prej 42 vitesh, thotë se i merr ilaçet me para’Bashkëshortja e tij është e papunë dhe e refuzuar nga ndihma ekonomike.

Partia Demokratike i premtoi familjeve ndjekjen në mënyrë ligjore të situatës së tyre për të drejtën e përfitimit të pagesave që u takojnë me ligj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!