Deputetët e mazhorancës: Kundër thirrjeve për mosbindje civile

schedule15:49 - 3 Prill, 2018

schedule 15:49 - 3 Prill, 2018

Deputetët e mazhorancës shprehen kundër thirrjeve të opozitës për mosbindje civile. Sipas tyre, një shtet e ka të pamundur të funksionojë pa pagesën e taksave.

Jo vetëm janë kundër deklaratës së opozitës për mosbindje civile, por edhe argumentojnë pse. Sigurisht që bëhet fjalë për deputetët e mazhorancës.

Ermonela Felaj: “Do më lejoni të mos bëj asnjë koment sepse është një çështje aq banale, që pikërisht Lulzim basha të bëjë thirrje të tilla që shkojnë ndesh me interesin e vendit. Si ecën përpara një vend? Duke mos paguar taksa dhe tatime? Këtë po bën thirrje Lulzim Basha dhe vetëm e vetëm për interesat e pushtetit të tij personal”.

Më qetësisht dhe pa ngutje e shpjegon kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, arsyen pse bëhen tani këto deklarata.

Taulant Balla: “Kush tenton që për arsye të personale politike, dhe këtë e them shumë qartë, Lulzim Basha është në fund të karrierës së vet politike dhe siç do fund karriere po mundohet t’i bëjë dëm Shqipërisë”.

Por nuk harron t’i përmendë edhe çështjen e financimit rus.

Taulant Balla: “Të thuash që të mos paguani taksat do të thotë që të mbyllim spitalet. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet të Lulzim, të gjithë e dimë, halli i madh e kazënë po të kemi parasysh disa fatalitetet që e presin PD-n në vijim”.

Por jo të gjithë deputetët kanë një përgjigje për thirrjen e kreut demokrat.

Shumica vendos t’i japë përgjigje me heshtje interesimit të gazetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!