Deputetët e Berishës dalin nga “errësira”, Bardhi: Nuk e njohim përjashtimin, do përballemi me regjimin

schedule15:36 - 19 Tetor, 2023

schedule 15:36 - 19 Tetor, 2023

Deputetët e Sali Berishës kanë dalë nga parlamenti, prej nga ku ishin “ngujuar” që prej orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Pas daljes nga Kuvendi, deputeti Bardhi ka folur sërish për mediat, ku fillimisht është shprehur se anëtarët që kanë firmosur për përjashtimin e deputetëve  të PD, të mësojnë matematikën, sepse sipas datave nuk janë 10 ditë përjashtim, por 11 ditë.

Ai shtoi se ata nuk e njohin përjashtimin dhe do të jenë në Kuvend në seancën e radhës dhe do të përballen me Regjimin.

Në fund ai tha se përsa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë misionin e saj kushtetues, as mazhoranca nuk do të vijojë normalisht punën në parlament.

“I kërkojmë këtyre anëtarëve që vetëm firmosin për largime, të shohin mirë dhe të mësojnë matematikën.

Thanë që na kanë largua për 10 ditë, por sipas datatave janë 11 ditë, firmosin pa lexuar, janë qesharakë.

Gjej rastin për të apeluar mazhorancën që t’i kthehet zbatimit të kushtetutës dhe rregullores së parlamentit.

Ne patjetër që do të vijmë në seancë, nuk e njohim këtë vendim përjashtimi. Nuk mund ta përjashtosh opozitën sepse kërkon të drejtën e saj.

Rama nuk e do opozitës në parlament, por ne do të jemi aty dhe do të përballemi me këtë regjim.

Do të vijojmë diskutimet në vijim, e sigurt është që sa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë misionin e vet kushtetues, as mazhoranca nuk mund të vijojë normalisht punën në parlament.

Nuk mendohet që në vitin 2023, një vend anëtar i NATO që ka inspiratë integrimin në BE, të jemi akoma në diskutime që bëheshin atëherë kur nuk ishte e konsoliduar e drejta parlamentar që të respektohej opozita.

Po kërkojmë ata gjëra që na takojmë më ligj” tha Bardhi.r.t/abcnews.al