Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deportohet anëtari i grupit që qëlloi efektivin në Lazarat

schedule16:23 - 10 Korrik, 2019

schedule 16:23 - 10 Korrik, 2019

Deportohet nga SHBA njëri prej pjesëtarëve të dyshuar te grupit të strukturuar kriminal, që akuzohet për sulmin ndaj policisë në Lazarat 4 vite më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën edhe dy të tjerë.

22-vjeçari Ruhan Hiraj, banues në Lazarat, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u dënua me 15 vite burg në mungesë nga gjykata e Krimeve të Rënda në 2018-ën.

Sipas njoftimit të Policisë se Shtetit, më 24 Qershor 2015, në fshatin Lazarat Ruhan Hiraj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “Renea”, të cilët kanë qenë brenda në automjet në vendin e quajtur “Pularia”.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë në vend Ibrahim Basha. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!