Deportimi i Harun Çelik, a ka patur një marrëveshjeje politike mes qeverisë së Tiranës, dhe asaj të Ankarasë?

schedule18:04 - 21 Janar, 2020

schedule 18:04 - 21 Janar, 2020

Tre javë pas deportimit me urgjencë të mësuesit Harun Çelik drejt Turqisë, zbardhet urdhri i dëbimit i firmosur nga Drejtoria për Migracionin dhe Kufirin.

Në dokumentin e siguruar nga ABC News shkruhet që afati për largimin e Çelik në atdhe, të jetë zero ditë, pra urdhri për dëbimin ka qenë i menjëhershëm. Në këtë mënyrë, mësuesit turk nuk i është lënë as 24 orë kohë për të apeluar vendimin.

Në ligjin për të huaj në nenin 112 theksohet se dëbimi i të huajve është i menjëhershëm vetëm në rast se ata përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, ky nuk është rasti i mësuesit 42 vjeçar.

Dokumenti është mjaft kontradiktor, duke lënë hije të forta dyshimi për shkelje të kryera nga shteti shqiptar.

Në një kohë që në pikën e parë vendoset që ai të largohet brenda ditës, më poshtë shkruhet se ka të drejtë ta apelojë vendimin sipas ligjeve në fuqi, duke ju referuar nenin 122 të ligjit për të huajt.

Ky nen në fakt ka të bëjë me një të huaj “ndaj të cilit është nxjerrë një urdhër ndalimi në qendër të mbyllur dhe ka të drejtë të ankohet në gjykatën e rrethit gjyqësor për këtë masë, në çdo kohë, pas njoftimit me shkrim për ndalimin ose zgjatjen e ndalimit.

42-vjeçari Harun Çelik u dëbua me urgjencë nga shteti shqiptar, pavarësisht se ka kërkuar azil në vendin tonë.

Ai ishte arrestuar pasi u kap me një vizë kanadeze të falsifikuar.

Në lidhje me këtë rast kanë reaguar organizmat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, mediat turke raportuan se në dëbimin e tij, u përfshinë edhe shërbimet sekrete turke, kurse ka dyshime të forta se gjithçka ndodhi pas një marrëveshjeje politike mes qeverisë së Tiranës, dhe asaj të Ankarasë.

Për të njëjtën akuzë është ndaluar në vendin tonë edhe miku i Çelik, Selami Shimshek, i cili po i nënshtrohet një procesi në Gjykatën Penale të Tiranës.run Celik

Për Shimshek është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe më 27 janar pritet të jepet pretenca.

Një tjetër shtetas turk u përballë me Gjykatën Penale të Tiranës, Faruk Bayhaslin, i cili është arrestuar në vendin tonë për qëllim ekstradimi drejt Francës,  ndërsa ndaj ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg për 40 ditë”.

Prokuroria kërkoi vazhdim të masës së sigurisë “arrest në burg pa afat” kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Gjithashtu gjyqtari Gert Hoxha, u shpreh se oxha do i vërë në dispozicion, të gjitha aktet e vendimit të dënimit në Francë, të cilat do përkthehen me afat dy javor.

Bayhaslin kërkohet nga drejtësia franceze, pasi është i dënuar me 30 vite burgim, i akuzuar për  “tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike”, si edhe “posedim të lëndëve narkotike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!