Jean-Michel Aulas, presidenti i Lyon, e ka pranuar hapur se Memphis Depay do të transferohet te Barcelona, si dhe zbuloi se pse transferimi i tij nuk u konkretizua këtë verë: Depay? Është i zhgënjyer, jo me Lyon-in, por me Barcelona-n. Bartomeu më ka marrë dy herë në telefon dhe më ka thënë se nuk dinte si t’ia bënte për ta blerë pavarësisht se Koeman i kishte bërë një premtim lojtarit.
Mendoj se do të bëjë gjithçka për të veshur fanellën e katalanasve në janar edhe pse vendimin do ta marrë Juninho. Unë nuk kam hequr dorë nga ideja për t’i rinovuar kontratën, por duke parë se ka thënë gjithmonë jo, më duket e vështirë.
Paqueta luan në të njëjtin pozicion me Reine-Adelaide. Pa largimin e tij do të kishim patur shumë lojtarë në atë pozicion. Nuk ka pranuar ofertën nga Berlini dhe Rennes është tërhequr. Kjo është arsyeja pse jemi detyruar ta largojmë me formulën e huazimit”, u shpreh Aulas./abcnews.al