Depay edhe më pranë Barcelonës, pranon kontratën që i ofrojnë katalanasit

schedule20:24 - 1 Tetor, 2020

schedule 20:24 - 1 Tetor, 2020

Memphis Depay duket i destinuar për të veshur fanellën e Barcelonës. Kapiteni i Lyon ka arritur marrëveshjen personale me gjigantin spanjoll, duke pranuar kushtet e kontratës që i janë ofruar.

“Le Progres” raporton se Depay ka firmosur dhe po pret vetëm aprovimin e Lyon, që të bëjë gati valixhet dhe të fluturojë për në Spanjë.

Gjithsesi, Barcelona ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare drejt Lyon për kartonin e sulmuesit anësor, por me presidentin Aulas që është gati ta shesë Depayn, gjithçka pritet të konkretizohet shumë shpejt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!