Departamenti i Urologjisë në spitalin Hygeia ofron deri në fund të qershorit paketën e kontrollit të prostatës

schedule22:11 - 6 Qershor, 2020

schedule 22:11 - 6 Qershor, 2020

Departamenti i Urologjisë në Spitalin Hygeia i vjen në ndihmë të gjithë pacientëve që kanë probleme me patologjitë urologjike. Shefi i këtij departamenti, dr. Spyridon Gouvalis flet për fluksin e pacientëve që paraqiten pranë Hygeia.

“Në periudhën që po flasim kemi një shtim të fluksit të pacientëve të cilët kanë nevojë për trajtime mjekësore. Kjo për faktin e pamundësisë të marrjes së trajtimit mjekësor në kohë reale gjatë periudhës së izolimit, sidomos për ato raste që kishin nevojë për trajtim kirurgjikal.

Në Departamentin tonë ne diagnostikojmë dhe trajtojmë të gjithë gamën e patologjive urologjike, qofshin këto beninje apo malinje. Ndër më të shpeshtat mund të përmendim sëmundjet dhe çrregullimet e prostatës, traktit urinar si te meshkujt ashtu edhe te femrat, patologjitë e veshkave, si gurë në veshka apo kiste, etj.

Ajo çka na diferencon nga Institucionet e tjera shëndetësore është aplikimi i teknikave operatore kirurgjikale bashkëkohore në trajtimin e patologjive urologjike, qofshin këto beninje apo malinje siç janë teknikat kirurgjikale mini-invazive të asistuara me lazer dhe me ultratinguj në kohë reale, kirurgjinë retrograde intrarenale për gurët në veshka, teknika këto që sjellin një sërë avantazhesh për pacientët tanë”, u shpreh Spyridon Gouvalis, Shef i Departamentit të Urologjisë Spitali Hygeia.

Shefi i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia këshillon meshkujt të bëjnë kontrolle periodike për të parandaluar rrezikun që vjen nga problemet urologjike.

“Apeli ynë si mjekë urologë vazhdon të jetë mbi rëndësinë e kryerjes së kontrolleve mjekësore urologjike që synojnë parandalimin dhe trajtimin në kohë dhe me cilësi të këtyre patologjive. Ndër to përmendim kontrollet mjekësore të traktit urinar, kontrolli i veshkave, fshikëzës së urinës si për femra ashtu edhe për meshkuj.

Për meshkujt do të theksoja që krahas këtyre duhet të jenë të kujdesshëm të kryejnë kontrollet mjekësore të prostatës dhe të testikujve (kjo e fundit vlen sidomos për moshat e reja) sepse në këtë mënyrë mund të diagnostikojmë në kohë patologjitë sidomos ato malinje duke rritur në këtë mënyrë ndjeshëm edhe shanset e trajtimit të suksesshëm të patologjive urologjike malinje”, u shpreh ai.

Doktor Gouvalis tregon se cilat janë disa nga patologjitë malinje më të shpeshta tek meshkujt

“Një ndër patologjitë malinje më të shpeshta që prek meshkujt që është kanceri i prostatës, patologji kjo që në rang botëror vlerësohet të jetë shkaktari i dytë i vdekshmërisë te meshkujt pas kancerit të mushkërive.

Edhe në këtë rast përsëri parandalimi në kohë i kësaj patologjie apo edhe trajtimi i suksesshëm i saj arrihet kur nuk neglizhoni dhe kryeni në kohë kontrollet mjekësore të prostatës. Kjo vlen, sidomos për ata meshkuj që kanë histori në familje me kancer të prostatës, të cilët duhet ti fillojnë këto kontrolle që nga mosha 40-45 vjeç.

Në këto kontrolle duhet të përfshihet analiza e urinës, analiza e PSA-së, si dhe një eko e prostatës.

Ndërkohë për të gjithë të tjerët që nuk kanë histori familjare me kancer prostate ne rekomandojmë kryerjen e kontrollit të prostatës duke filluar nga mosha 50 vjeç e lart, të paktën 1 herë në vit.

Spitali Hygeia për muajin qershor ofron dhe paketën e kontrollit të prostatës për vetëm 6 mijë lekë.