Denoncimi/ Nëna në Shkodër kërkon vajzën 17-vjeçe: U largua nga shtëpia të shtunën

schedule13:07 - 10 Mars, 2024

schedule 13:07 - 10 Mars, 2024

Një 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Shkodër ditën e shtunë. Ka qenë nëna e saj, e cila ka bërë denoncimin në Komisariatin e qytetit. Ndërkohë, po punohet për gjetjen e të miturës.

“Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!